Vrasja në Dardani: Informatat e para janë se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda veturës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri tani nuk ka të arrestuar pas vrasjes në Dardani, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Por, sipas zëdhënësit Agron Borovci, se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull.
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes.

