Vrasja që tronditi Skenderajn – Policia i arreston babë dhe bir, ua sekuestron një kallash e tri pistoleta

Një rast i rëndë ndodhi dje në Skenderaj, ku një person u ekzekutua me armë zjarri, për motive akoma të panjohura. Viktima Ismet Ibishi mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa tashmë janë identifikuar dy persona të dyshuar të cilët janë arrestuar për rastin – njëri prej të cilëve është Hisni Ibishi, 61-vjeçar.

Tjetri, siç njofton Policia është i biri i tij 33 vjeçar, B. Ibishi.

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm”.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:50 të së mërkurës në një lokal në Skenderaj. Vdekja e viktimës u konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët.

Dy të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë dërguar në mbajtje./sinjali/