Vr*au babanë me ar*më zjarri në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë, ky është 25-vjeçari Hysen Meta
Personi në foto është 25-vjeçari Hysen Meta, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri babanë e tij Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit.
Fillimisht, ka qenë motra e tij, Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër ngjarjen e rëndë duke dëshmuar në polici se ajo e kishte vrarë babanë.
or orë më vonë, vetë 25-vjeçari, Hysen Meta rrëfeu ngjarjen makabër duke pranuar se ai ishte autori dhe se motra e vëllai i tij Amarildo Hyseni e kishin ndihmuar për ta groposur trupin e të atit.
Trupi i 49 vjeçarit Pëllumb Meta u gjend i groposur në këtë kasolle pranë banesës së tij në fshatin Shënavlashit të Durrësit, aty ku 3 fëmijët e tij sot të arrestuar e varrosën 14 ditë më parë.
Krimi ka ndodhur në 10 shkurt në orën 15.00, kur djali i madh Hysen Meta qëlloi 4 herë me pistoletë babanë brenda në banesë pas konfliktit me të kundër fejesës pa dëshirë të motrës, 19 vjeçares Hygerta Meta studente e vitit të parë në Tiranë me një emigrant në Itali. Krimi u zbardh nga policia e Durrësit vetëm pasi Hyseni denoncoi në polici në 13 shkurt zhdukjen e babait. Motra për të mbrojtur vëllezërit fillimisht mor përsipër autorësinë duke deklaruar se babai i kishte dhunuar gjithë jetën.
Por kjo dëshmi e 19-vjeçares nuk bindi hetuesit e Durrësit të cilët thelluan hetimet duke gjetur fillimisht makinën e viktimës në rrugën që lidh Shënavlashin me sektorin Rinia. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, u zbulua se makina ishte parkuar në rrugë me 14 shkurt, pra një ditë pas denoncimit.
Dyshimet çuan në zbulimin e krimit ku hetuesit kanë marrë disa here në pyetje 4 anëtarët e familjes Meta, gruan, dy djemte Hysenin, Amarildon dhe vajzën e vogël, Hygerten. Nga hetimet u zbulua dhe provua se Pëllumb Meta u va në një dhomë të banesës në 10 shkurt nga djali i madh 25 vjeçari Hysen Meta i cili me ndihmën e djalit tjetër Amarildos 21 vjeç e kanë transportuar trupin dhe e kanë groposur në
Kasollen e bagëtive, rreth 1 metër e gjysmë thellësi.
Ekspertët e kriminalistikës e gjetën kufomën të zhveshur dhe të mbështjellë me plastmas dhe sipas policisë planin për vrasjen e kishte bërë Hyseni me Hygertën./albeu
Në hetim në gjendje të lirë është vënë nëna e tyre, Blerina Meta 49 vjeçe.
Familja Meta me origjinë nga Kruja jetonte prej vitesh në Shënvlash të Durrësit, përbëhej nga çifti i bashkëshorteve dhe 4 fëmijë, vajza e madhe ishte e martuar. Viktima Pëllumb Meta punonte roje në tregun e makinave.

