Vret gruan dhe nënën e saj dhe pastaj bën vetëvrasje
Në një ndërtesë në Kumanovë, ku ndodhi tragjedia në një familje, prezent ishte edhe djali 8 vjeçar, i cili kishte përjetuar tragjedinë e kësaj familje, raporton ts.
Ai ishte i mbyllur në një dhomë, kur prindi i tij ishte përleshur me nënën dhe gjyshen e djaloshit. Tragjedia kishte ndodhur rreth orës 02:00 në mesnatë.
Raportohet që 46 vjeçari D.J. nga Kumanova ka vrarë me thikë gruan 40 vjeçare E.A.J. dhe nënën e saj D.J., për të vazhduar tragjedinë me vetëvrasjen e tij.
Dhunuesi i vetëvrarë nuk i kishte përballuar plagët e marra nga gjuajtja prej dritares, duke ndërruar jetë në spitalin e Kumanovës.

