Vret vëllain dhe kunatën, dyshohet për një konflikt familjar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku Arsen Muskurti vrau me armë zjarri vëllain e tij Dritanin dhe kunatën Norën.

Vrasësi dhe viktimat kanë patur bizneset pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë që të njëjta burime bëjnë me dije se Arseni ëhstë konfluiktuar me të vëllain dhe bashkëshorten e tij dy ditë më parë.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti familjar.

Në profilin e autorit të ngjarjes në Facebook ai akuzon kunatën e tij se fshihet pas një profili fals, e cila e akuzon për lidhje jashtëmartesore.

Burime për abcnews bëjnë me dije se Arsen Muskurti është vënë në prangat e policisë vetëm disa minuta më vonë në lagjen “5 Maji”, ku të pranishëm gjatë momentit të arrestimit kanë qenë bashkëshortja, djali i tij dhe një avokat.

Burimet konfirmojnë se autori i këtij krimi të rëndë ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka deklaruar asgjë para policisë.