Vriten 4 derra të egër në Kamenicë, intervistohet nga policia përgjegjësi i gjuetisë
Një person në Kamenicë, përgjegjës i showatës së gjuetisë, është intervistuar nga policia nën dyshimin për keqpërdorim të pozitês zyrtare, pas vrasjes së 4 derrave të egër.
Dyshohet se përkundër vendimit të Ministrisë që nuk lejohet gjuetia, ai ka lëshuar leje për gjueti.
Kamenicë 04.12.2022 – NN. Pas postimeve në rrjetet sociale, se disa qytetarë-grup gjuetarësh kanë vrarë katër derra, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës për shoqatë të gjuetisë, i cili dyshohet se përkundër vendimit të Ministrisë që nuk lejohet gjuetia, i njëjti u ka lëshuar leje valide për gjueti. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

