Vriten me armë zjarri 6 persona në Greqi, dyshohen të jenë shqiptarë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në zonën e Artemida në periferi të Athinës, ku 6 persona janë gjetur të vrarë.

Sipas mediave greke, 5 nga viktimat u gjetën të vdekur brenda makinës, ndërsa i gjashtë jashtë mjetit.

Të gjitha viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Mjeti i viktimave është me targa gjermane, ndërsa CNN-i grek raporton se të vrarët dyshohet të jenë shqiptarë.

Megjithatë, nga policia greke nuk ka ende asnjë informacion zyrtar për identitetin e viktimave.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje për larje hesapesh, teksa autorët mendohet se janë arratisur me një makinë ngjyrë të zezë.

Në skenën e krimit janë gjetur gëzhoja që i përkasin një pistolete 9 mm.

Nga rindërtimi paraprak i dinamikës së krimit, dyshohet se shoferi i makinës ka tentuar të largohet, e për këtë arsye u gjet i vrarë jashtë mjetit.