Vriteni edhe një herë 15 mijë të vrarët e luftës së UÇK-së
Izmi Zeka
Mjaft me zhurmë dhe shtyerje në këtë kohë pa kohë. Liria është dhe për tu përmbyllur historia e re e Kosovës nuk mjafton vetëm të burgosen luftëtarët, idealistët por duhet të vriten për të mos mbetur as trashëgimia e tyre.
Qohuni ju që për 20 vjet punuat për dreqin e të birin siç thotë një fjalë popullore dhe vriteni të gjithë pa përjashtim të gjithë ata që nga pas Lufta e Dytë Botërore nuk pajtoheshin me pushtimin serb.
Vriteni edhe të vdekurit për së dyti. Pa çka liria tashmë është. Çka na duhen ata. Ata të malit.
Kam shkruar edhe më herët se liria do u hajë të gjallë, do të iu thyej brinjët e do u merr gjakun dalëngadalë.
Nxirrni heronjtë prej varreve dhe vrisni ju edhe njëherë për atë zot. Jemi lodhur. Nxjerrini edhe të masakrës së Tivarit nëse mund ti gjeni që janë mbi 7 mijë veta e vrisni ndoshta do të gjeni prehje dhe qetësi në lirin e Kosovës.
Nxjerrini edhe 15 mijë të vrarët e fundit nga ushtria e policia serbe dhe shfryni mbi ta ndoshta pushoni së mallkuari në lirinë që u sollën ata.
Edhe ashtu ata janë të vrarë për ju, e disave as edhe eshtrat nuk u dihen nga janë.
Shkoni e vriteni edhe nënën gjakovare që me sofrën shtruar pret kufomat e familjes.
Vriteni se edhe ashtu ajo është e vdekur për së gjalli.
(Autori është ish-ministër i Brendshëm)


