Vritet me 15 plumba Delon Troqe, i afërm i Ervis Troqes, i zhdukur në 2018 në Vlorë

Ende pa u shuar jehona e vrasjes së Bledar Birçaj në 11 Maj 2021 në Vlorë, një javë më pas po në të njëjtin qytet ekzekutohet një tjetër i ri, që sapo ishte kthyer nga Spanja.

Viktima Delon Troqe i sapo kthyer nga Spanja, është qëlluar me 15 plumba automatiku në derë të servisit të tij, që ndodhet prapa pallatit të sportit “Flamurtari”.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e 21 majit 2021 rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia” të Vlorës.

Kjo është vrasja e dytë brenda një kohe kaq të shkurtër në qytetin e Vlorës, ku të dy viktimat kishin pak kohë që ishin kthyer nga Spanja.

Ndiqeni VIDEON