Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar në Peqin

Një 45-vjeçar, ende i pa identifikuar, është gjetur i vrarë me armë zjarri në Peqin, njofton policia. Trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.