Vritet me armë zjarri një person në Fier

Sot rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri 41-vjeçari Elton Javori, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit./a2cnn