Vritet me thikë një 60-vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Maliq, ku një 60-vjeçar i u vra me thikë.
Sipas burimit të Abcnewes.al i vdekur ka mbetur Nesti Kusari. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Autori i këtij krimi është Velo Azizllari. Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri.

