Vritet me thikë një 60-vjeçar në Vitomiricë të Pejës
Një person është vrarë me armë të ftohtë në Pejë. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në këtë rajon.
Sipas Policisë, viktima është therur me thikë, dhe në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.
Viktima është një 60-vjeçar.
“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërgu në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Detaje tjera rreth rastit apo motivet ende nuk dihen.

