Vritet në derë të shtëpisë 28-vjeçari shqiptar në Maqedoni
Një 28-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmë në oborrin e shtëpisë së tij në Gostivar.
Mediat maqedonase, të cilat citojnë dëshmitarë të ngjarjes, raportojnë se i riu Gent Asani ka qenë duke u kthyer në shtëpi, kur u sulmua në derë të shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe i riu është goditur me plumb në kokë, ndërsa policia po heton shkaqet e ngjarjes.
“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti vdiq nga plagët e mara. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e Policisë maqedoanse një ditë më parë.

