Vritet një 47-vjeçar në Baks të Skënderajt

Nga të shtënat me armë në Baks të Skenderajt, një person ka mbetur i vdekur dhe dy të plagosur.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.

Pllana tha se se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja është raportuar në Polici rreth orës 19:04.

Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Nga burime të sigurta merret vesh se personat e përfshirë në këtë rast janë kusherinj mes vete.

Personi i cili mbeti i vdekur është një mërgimtar 47-vjeç me inicialet B.M.