Vritet një person në lagjen Dardania në Prishtinë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në lagjen Dardania, në Prishtinë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Burime nga vendi i ngjarjes, bëjnë të ditur se pas të shtënave një dyshohet se një person është vrarë.

Rasti ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila pritet t’i japë detajet së shpejti.

Deri tani nuk dihet as identiteti i të vrarit e as nuk është raportuar për arrestime të të dyshuarve. /Mediafokus.info.