Vritet një polic në veri, plagosen dy të tjerë
Një polic është vrarë dhe të paktën dy janë plagosur në fshatin Banjskë në veri.
Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.
I ndjeri sipas të njëjtave burime mbante gradën e rreshterit.
Burimet ende të Klan Kosovës të pakonfirmuara zyrtarisht bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në fshatin Banjskë.
Sipas të njëjtave burime, persona të uniformuar e kanë bllokuar rrugën Mitrovicë-Leposaviq me dy kamionë, dhe kanë shtënë në drejtim të automjetit policor.
Polici i vrarë dhe të plagosurit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës, njofton Klankosova.tv

