Vuçiq fillon ta zbrazë pakon e marrëveshjes me Kosovën, heq së pari anëtarësimin në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia do të përmbushë, siç thotë ai, gjithçka nga plani i zbatimit për Kosovën, përveç pjesës që i referohet Kombeve të Bashkuara, përcjellë express.

Qëndrimi im nuk ka ndryshuar për asnjë pikë para askujt. Po e përsëris edhe një herë – është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë kur vendos nënshkrim ose vulë në diçka ose kur bie dakord verbalisht ose gojarisht me të.

Askush nuk mund të prodhojë pasoja ligjore për Serbinë, përveç presidentit të saj ose, në disa raste, kryeministrit apo ministrit të punëve të jashtme.

Për sa i përket përmbushjes, Serbia do të përmbushë dhe do të bëjë gjithçka që ka thënë se do të bëjë për zbatimin.

Përkundër faktit që mendoj se Prishtina nuk do ta përmbushë të vetmin obligim, që është formimi i Asociacionit në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialog, tha Vuçiq.