Vuçiq: Qeveria e Serbisë mund ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, por unë s’e nënshkruaj
Presidenti Aleksandër Vuçiq, i cili po qëndron në Nju Jork, ka bërë një deklaratë befasuese, por që duket se është një lojë e njohur e politikës serbe.
Edhe pse dihet se Bërnabiq është marionetë politike e tij, Vuçiq, e ka paraqitur atë si zyrtare me peshë që pytete për Kosovën.
Teksa ka folur për propozimet e gjermanëve dhe francezëve në bisedime, Vuçiq ka thënë se ai kurrë nuk do të lejojë që Kosova të bëhet pjesë e OKB’së.
Ka shtuar se Qeveria që drejtohet nga Bërnabiq mund ta lejojë këtë, por, ai nuk do ta nënshkruaj.
“E di përmbajtjen (e dokumentit), natyrisht që e di. Pikërisht për këtë ata (emisarët), e morrën një porosi të rëndsishme. Serbia nuk do ta lejojë kurrë anëtarësimin e Kosovë në OKB, derisa jam unë President. Ndoshta Qeveria vendos ndryshe, por nuk do ta ketë nënshkrimin tim. Por a duam zgjidhje kompromis dhe raporte të mira, natyrisht se duam. Por së pari t’i shohim të drejtat e serbëve, se çka fitojmë ne dhe se a po respektohet Rezoluta 1244. Por kam frikë se kjo nuk është krejtëisht reale” ka shtur Vuçiq.

