VV e AKR bëhen bashkë në Kamenicë, përballë Qëndron Kastratit pa parti
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka lidhur koalicion parazgjedhor me Aleanca Kosova e re (AKR) në komunën e Dardanës(Kamenicës) për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.
Marrëveshja është arritur mes dy degëve të partive në këtë komunë.
ta janë bashkuar kundër kryetarit aktual të kësaj komune është Qëndron Kastrati i PSD-së, i cili në këto zgjedhje do të garojë me një Listë të veten dhe jo si PSD, parti kjo e cila ka vendosur të mos garojë në zgjedhjet e kësaj vjeshte.
Marrëveshja e nënshkruar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) nënkupton përkrahjen e kandidatit për kryetar komune i propozuar nga VV, Kadri Rahimaj dhe garimin me lista të ndara për kuvendin Komunal.


