VV voton kundër rritjes së koeficientit të pagave për sektorin publik
Shumica parlamentare ka votuar kundër propozimit për rritjen e koeficientit të pagës, nga 110 sa është në projektbuxhetin për 2024 të rritet në 115 euro për vitin 2024.
Ky propozim ishte i deputetit të shumicës, Eman Rrahmani, i cili nuk gjeti mbështetje te bashkëpartiakët e tij.
Ndryshe, sot në Kuvend po mbahet seanca plenare për shqyrtim të dytë të Projektligjit për buxhetin 2024, i cili pritet të jetë rreth 3.3 miliardë euro.

