VV pranon kërkesën e opozitës për komision hetimor për energjinë
Vetëvendosja ka pranuar kërkesën e opozitës për komision parlamentar për të hetuar krizën energjetike, çështje kjo që prodhoi ngërç në punën e parlamentit.
Burime të Nacionales bëjnë me dije se Vetëvendosja ka pranuar kërkesën e opozitës për ta votuar Komisionin Parlamentar për ta hetuar krizën energjetike.
Opozita që dy muaj është duke kërkuar të drejtën e vet kushtetuese për ta formuar këtë komision, të iniciuar nga PDK-ja dhe të nënshkruar nga 40 deputetë, përfshi edhe LDK-në e AAK-në.

