Vdes 66-vjeçari pasi zjarri kaplon shtëpinë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bere te ditur se  një 66-vjeçar në fshatin Komogllavë të Ferizajit ka vdekur në shtëpinë e tij pasi ishte kapluar nga zjarri, transmeton Mediafokus.info.

“Sot rreth orës 07:15 min.policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komoglavë nga një shtëpi banimi është duke dalur tym.Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ,pas kontrollimit mjekësor të viktimës,është konstatuar se i njëjti kishte nderruar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në komunikatën e policise.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë.