Wilder suspendohet nga boksi për gjashtë muaj

Deontay Wilder është goditur me një pezullim mjekësor gjashtë mujor pas humbjes së tij me nokaut nga Tyson Fury në Las Vegas, një goditje tjetër e madhe në karrierën e boksierit.

Amerikani nuk ishte në gjendje të merrte hak ndaj “Gypsy King” për humbjen e tij në ndeshjen e tyre të dytë, pasi Fury e rrëzoi tri herë, në luftën e tyre trilogjike.

Wilder u dërgua menjëherë në një spital në Nevada për t’u kontrolluar pas përplasjes dhe ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni në dorën e thyer, kur të kthehet në shtetin e tij në Alabama.

Si pasojë e plagëve të tij, Komisioni Atletik Shtetëror i Nevadës e ka këshilluar atë të pezullojë ndeshjet deri më 8 prill, që do të thotë se ai nuk mund të kthehet në ring deri në atë datë, nëse nuk i jipet leja nga një mjek paraprakisht.