Xhandarmëria e Serbisë futet në territorin e Kosovës (VIDEO)
Një veprim skandaloz ka ndodhur nga xhandarmëria e Serbisë, e cila është futur në territorin e Kosovës.
Xhandarmëria serbe është futur në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku edhe ka kontrolluar një person para shtëpisë së tij.
Pjesëtarë serbë të armatosur kanë provokuar banorët e fshatit edhe në pjesën tjetër, që është në vijën kufitare me Serbinë dhe i takon Kosovës.
Me marrëveshjen e Kumanovës, paqeruajtësit ndërkombëtarë e konsiderojnë “neutrale” këtë zonë, ndërkohë që kufiri Kosovë-Serbi nuk është definuar ende.
Në këtë zonë operojnë edhe një numër kazinosh, pas mbylljes së tyre nga qeveria e Kosovës./mediafokus.info

