Xhemile Dehari akuzon prokurorin nga Gjilani se ‘i mori dhe i ktheu mostrat në IML’
Në medie është raportuar se janë gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.
Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja tha se mostrat i kishte pasur prokurori nga Gjilani, Afrim Shefkiu.
“Jo, s’na kanë lajmëru neve, prokurori i ka marrë, prokurori i ka kthy”, thotë Xhemile Dehari për Gazetën Insajderi, e cila është e bindur se prokurori i rastit, Afrim Shefkiu i ka marrë dhe i ka kthyer sërish mostrat në IML.
Ajo tutje ka thënë se ende për rastin nuk janë njoftuar as nga Ministria e Drejtësisë, as nga Prokuroria e as nga Policia.

