Xherdan Shaqiri rikthehet te Baseli pas 12 vitesh
Futbollisti nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, rikthehet te Baseli pas 12 vitesh. Ai, pasi ndërpreu kontratën me ekipin e Çikagos në Major Leage Soccer, ka vendosur të rikthehet aty ku edhe e ka nisur karrierën e tij si profesionist.
32-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin zviceran, deri në verën e vitit 2027, ndërsa në fushë do të mbajë numrin 10.
Në të kaluarën, Shaqiri është shpallur tre herë kampion me Baselin në Zvicër, ndërsa ky rikthim i shton ambiciet klubit për t`u ngjitur sërish në majat e futbollit zviceran.

