XHEVDA MAAE, pos që është lider në ndërtim, është edhe një humanist i madh

Xhevdet Hajrullahu me kompaninë Xhevda MAAE, iu bashkua aksionit humanitar të qindra humanistëve tjerë, të cilët përgjatë këtyre ditëve u angazhuan ngado që janë, për t’iu dalë në ndihmë bashkëqytetarëve tanë, në mënyrë që ta kalojmë sa më shpejt e më lehtë situatën pandemike.

Xhevdet Hajrullahu, një ndërmarrës i suksesshëm, veçohet për sinqeritetin, punën dhe përkushtimin e tij, karshi familjeve në nevojë.

Arbë Ismajli, nënkryetar i Komunës ka shkruar se, përveç të tjerash, Xhevda, gjithmonë është karakterizuar me bujarinë e tij humane dhe njerëzore, në drejtim të përmbushjes se detyrimit humanist.

Kompania “Xhevda MAAE”, është një kompani ndërtimesh, e cila po bënë revolucion ndryshimesh rrënjësore në hapësirën urbanistike në ndërtimin e objekteve madhore brenda Gjilanit.

Për ta, ndërtimtaria është art në vetëvete, dhe, padyshim, që arti i shprehur në ndërtimtari, na jep një ndërtim kualitativ dhe me përmasa standartesh shumë të larta, ka thënë Ismajli./mediafokus.info