Xhezide Alija ishte memorie e një shekulli ngjarjesh
Xhezide Alija nga Stançiqi i Karadakut, me siguri është gruaja më e vjetër në Kosovë, shkruan Mediafokus.info
Edhe nëse jo më e vjetra, ajo është memoria e gjallë e një shekulli ngjarjesh, të cilat di t’i rikujtojë e rrëfejë sikur të kishin ndodhur sot.
‘Me nënëloken më të vjetër në Republikën e Kosovës, Xhezide Alija, 109 vjeçare e lindur në Stançiq të Karadakut, me 1913, tani banuese në Dardani të Ferizajt’ thotë Bajram Isufi, pinjoll i familjes së Idriz Seferit, kryetrimit të Karadakut.
Isufi, i cili me nënën Xhezide është takuar rastësisht në ordinancën stomatologjike “Tirana Dente” në Gjilan, ka thënë se 109 vjeçarja ka një mendje të kthjelltë dhe një shëndet të mirë për moshën që ka.
Mban në mendje dhe flet për heroin e kombit, Idriz Seferi i cili shumë herë ishte ndalur e kishte bërë konak në familjen e tyre në Stançiq si dhe për ngjarje të tjera nga një shekull jetë. /Mediafokus.info
(P.S. Shkrimi ribotohet me rastin e vdekjes së Xhezide Alisë, sot, më 20.09.2024, në moshën 111vjeçare)

