Xhumaja e Pikëllimit
Sot dita e Xhumasë do të jetë ditë e zakonshme. E xhuma pa xhemat. Ezan pa ikamet. Minberet pa ligjërues. Xhamit pa namazli.
Sot nëse nuk qan, bëhu sikur po qan.
Sot është dita e keqardhjes, pikëllimit, pendimit e kthimit tek Allahu.
Çka e bëri të hidhëruar Sunduesin të Mëshirshmin që Mëshira e Tij përfshin çdo gjë?
Çfarë ndodhi me myslimanët që u privuan nga Qabja, Xhamia e Pejgamberit a.s, e nga xhamitë në përgjithësi?
E dëgjojnë ezanin e nuk munden me iu përgjigj?!
T’i pranojmë të metat dhe mëkatet tona para Allahut.
Të bëjmë shumë dua që Allahu të na falë e të na përmirësojë gjendjen tonë.
Këtë ditë të xhumasë të afrohemi tek Allahu, duke e përshëndet më të dashurin tonë Muhamedin paqja e Allahut qoftë mbi të.
O Allah falna se Ti je Falës e do Faljen.
O Allah largona sa ma shpejt këtë sprovë e t’i kthehemi jetës normale e mos t’i lëmë xhamitë e zbrazëta.
O Allah pas kësaj sprove kthena te Ti më të fortë se sa që ishim.
Përshtati: Bashkim Bajrami


 
 
						 
						