Xhylije Ibrahimi: Po rikthehem në garë, sepse dua që interesin e publikut ta bëjë prioritet timin
Politika, përfaqësimi dhe publiku kanë qenë gjithmonë interesimet e mia, prandaj po i rikthehem garës për deputete, sepse gjithmonë kam dashur që interesin e qytetarit ta bëjë prioritet timin kryesor.
Parlamenti është vendi ku mbrohen dhe forcohen shteti, familja, qytetari.
Diplomacia dhe politika janë formimi im akademik.
Tani që jam në listën e përbashkët me LDK-në, shpresoj e besoj se do të arrijë këtë synim.
E di që është rrugë me sfida e pengesa, sepse e kam provuar, por unë jam e vendosur të ecë tutje me kokën dhe këmbët e mia.
Krahë pres të më bëhemi ju, përmes mbështetjes me besim më 28 dhjetor.
Unë njihen si grua e fortë e stoike dhe që nuk dorëzohem para sfidave.
Rrugës kam humbur shumë miq, por nuk kam pranuar t`i ndryshojë qëndrimet e mia.
Ky është momenti që t`i përkrahni të vendosurit, të guximshmit, ata që Parlamentin nuk e shohin si vend pune për vete.
Mos lejoni t`ju shndërrojnë në një shoqëri pasive, t`jua mbysin vullnetin për të ardhmen në këtë vend, t`jua vrasin ëndrrat e fëmijëve.
Vendosni me guxim.

