‘Zabrinuti gradjani’ e çojnë në gjyq kryetarin e Bujanocit
Për të 12 herë me radhë është ftuar nga gjykata kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, pasi është denoncuar nga shpifës anonimë, shkruan Mediafokus.info
‘Edhe sot, si 12 herë më parë, me letra nga persona anonim u paraqita në gjykatë.
Për të 13’tën herë u dëshmua puna jonë e pastërt dhe transparente.
Të gjithë të ashtuquajturit “zabrinuti gradjani” e kanë derën e hapur në zyrën time, nëse vërtetë janë të shqetësuar.
Përndryshe, mos të humbin kohë me letra anonime se nuk do të mund t’ia arrijnë qëllimit, ka thënë Arifi./Mediafokus.info


