Zbardhen detajet për vrasjen e policit në Prishtinë

Policia ka arrestuar një person për vrasjen e Policit në Zllatar të Prishtinës, shkruan Paparaci.

Siç njofton Policia viktima është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri gjatë një ndeje.

Fsh. Zllatar, Prishtinë, 18.02.2022-23:50. Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, njofton Policia.

Tutje bëhet e ditur se prokurori ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin.

“Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar“, përfundon njoftimi.