‘Zbardhet’ qyteti i Gjilanit

Për më pak se 5 minuta, rrugët në Gjilan janë ‘zbardhur’ nga breshëri, i cili ka filluar të bjerë rreth orës 11:20.

Siç shihet në fotot e Mediafokus.info, kokrrat e breshërit janë aq të imëta sa më shumë ngjasojnë me borën.

Një ndryshim i motit ishte paralajmëruar dje nga meterologët.

Shëngjergji është larg dhe deri atëherë mund të ketë ende ditë të ftohta. Nuk është thënë kot “cungun e madh ruaje për natë të Shëngjergjit”./Mediafokus.info/