Zbatoni masat ose përgatituni për 500 mijë viktima nga Covid deri në mars
OBSH ka bërë një paralajmërim të frikshëm për Europën, duke thënë se nëse zbnatohen masat mbrojtëse, deri në mars të vitit 2022, mund t`i ketë 500 mijë viktima nga Covid-19.
Në një deklaratë për mediat drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge iu bëri thirrje vendeve europiane të ndërmarrin sa më shpejt masa për shmangur një përkeqësim të mundshëm të situatës.
Sipas Kluge, nëse nuk merren masa urgjente, 500 mijë persona mund të humbasin jetën deri në mars nga koronavirusi në kontinentin e vjetër.
Prej javësh, shumë vende të Europës po regjistrojnë shifra të frikshme infektimesh që nuk janë parë asnjëherë që nga nisja e pandemisë.
Kluge tha se janë një numër faktorësh që kanë ndikuar në këtë situatë, përfshirë vaksinimin e pamjaftueshëm, sezonin e dimrit dhe dominimin rajonal të variantit shumë të transmetueshëm Delta.

