Zbulimi i koronavirusit përmes kollitjes, metodë e re dhe shumë e saktë

Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë tjetër për zbulimin e koronavirusit te një person. Një algoritëm është krijuar për të identifikuar përmes kollitjes se a jeni i infektuar me Covid-19 apo jo.

Laboratori i Instituti i Teknologjisë së Masaçusets (MIT), ka zhvilluar një algoritëm me inteligjencë artificiale që ka shkallë saktësie rreth 98.5%, shkruan “Metro”.

Shkencëtarët thonë se personat me koronavirus tingëllojnë ndryshe kur kolliten, por vetëm teknologjia mund ta dalloj këtë.

Mënyra që ju prodhoni tingull kur jeni i infektuar ndryshon, edhe nëse ju jeni asimptomatik.

Në këtë mënyrë, inteligjenca artificiale prezantohet me këto mostra dhe do ta mësoj dallimin mes tyre.

MIT nuk është i pari që e ndërmori iniciativën për këtë projekt. Cambridge University dhe Carnegie Mellon University gjithashtu janë duke u marrë me të njëjtën gjë.

Në korrik Cambridge University raportoi një shkallë suksesi prej 80% dhe tani thonë se kanë pasur rreth 30 mijë mostra zanore të kollit.