Zbulohet emri i të arrestuarit nga Antidroga në Gjilan, u kap me mbi 10 kg marihuanë
Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan,, i zhvilluar gjatë ditës së djeshme rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramë drogë dhe arrestimin e një 26-vjeçari të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Binqë në Viti është gjetur dhe konfiskuar sasia e konsiderueshme e substancës narkotike, tri peshore elektronike dhe mbi 1600 euro.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar në këtë operacion policor është Valdrin Murseli.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
………………………
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.