Zbulohet misteri pse tërë fshati mbetej pa sinjal çdo mëngjes në orën shtatë

Një fshat në Wales, çdo mëngjes në orën 7:00 mbetej pa sinjal televiziv dhe banorët nuk e kuptonin se ndodhte kjo. Fenomeni zgjati 18 muaj, çdo ditë në të njëjtën kohë.

Pas ankesave të banorëve të fshatit, disa inxhinierë u mblodhën për ta detektuar problemin. U kuptua se faji ishte te një televizor shumë i vjetër, përcjell BBC.

Pas 18 muajsh punë në secilën shtëpi, inxhinierët mësuan se në shtëpinë e një banori, ishte një televizor shumë i vjetër, i cili posa aktivizohej lëshonte një sinjal, apo zhurmë impulsi të nivelit të lartë që njihet si “rrezatim” dhe ndërhynte në sinjalin e gjitë televizorëve tjerë.

Problemi u zgjidhë, pasi pronari premtoi se nuk do ta përdorte më televizorin.

Inxhinieri Michael Jones tha se “ai dhe familja e tij ranë dakord ta fiknin televizorin e mos ta përdorin më”.