Zbulohet nën ujë anija romake, brenda saj enë qeramike të shekujve para erës sonë

Një anije e hershme romake që mbante një ngarkesë amforash u gjet në thellësitë e Detit Mesdhe jashtë ishullit italian të Sicilisë.

Anija u zbulua gjatë një ekspedite zbulimi nënujore nga anija oqeanografike e teknologjisë së lartë Calypso South në ujërat jashtë qytetit të Isola delle Femmine.

Sipas Agjencisë Rajonale të Ishullit për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPA), rrënojat e anijet u gjetën në thellësinë 92 metra.

“Ne gjetëm një numër të dukshëm amforash, të madhësive dhe formave të ndryshme. Ato u klasifikuan fillimisht si të datuara në shekullin e dytë para Krishtit”, tha Vincenzo Infantino nga ARPA.

Ekuipazhi i Calypso South vunë në shërbim robotin me telekomandë të pajisur me kamera për të eksploruar më tej botën nënujore e cila fsheh thesare.

Çdo vit, qindra amfora të lashta romake, të marra në mënyrë të paligjshme, gjenden nga policia italiane në shtëpitë e tregtarëve të artit.