Zbulohet një tjetër ‘shtëpi bari’, në pranga dy elektricistë pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë
Policia ka zbuluar një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në të ashtuquajturat ndryshe si “shtëpi bari”.
Gjatë kontrolleve të ushtruar në fshatin Hardhishtë, policia zbuloi një banesë brenda së cilës ishin kultivuar dhjetëra rrënjë kanabis sativa, raportojnë mediat shqiptare.
Për këtë arsye u shpallën në kërkim 3 persona për kultivim të bimëve narkotike si dhe u arrestuan dy punonjës të OSHEE pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

