Zbulohet se kush do të jetë në krye të ministrisë së Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.  Lajmi është konfirmuar pasi është publikuar letra e dorëheqjes.

“Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive ofroj dorëheqjen”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Latifit për kryeministrin Albin Kurti.

“Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje”, publikohet letra e dorëheqjes së Latifit

Por, kush do të jetë në krye të dikasterit të Shëndetësisë?

Deri në emërimin që pritet ta bëjë kryeministri Albin Kurti, ministrinë do ta drejtojë zv/minstrja Dafina Gexha Bunjaku, shkruan Insajderi.

Ajo e kishte drejtuar këtë ministri edhe kur Arben Vitia ishte larguar nga aty, deri në emërimin e Latifit.