Zbulohet se si u vra Enver Bajraktari
Të hënën, Enver Bajraktari u gjet i groposur në një arë të mbjellë me misër në fshatin Baicë të Lipjanit. Sipas burimeve të gazetës Express brenda Prokurorisë, dyshohet se bëhet fjalë për një vrasje të kryer me mjete të forta.
Prokuroria Themelore në Prishtinë konfirmoi për media se tashmë është kryer autopsia e viktimës dhe se hetimet po zhvillohen me intensitet për të zbardhur rrethanat e rastit.
Autoritetet nuk pranuan të japin më shumë detaje në këtë fazë të hetimeve.
Enver Bajraktari do të varroset sot.
Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur për mënyrën se si është zbuluar vendi ku ishte varrosur trupi, ka treguar: “Fillimisht kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë te kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardhë, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje.”
Ai ka folur edhe për viktimën, duke thënë se Enveri “nuk supozohet” të ketë pasur ndonjë problem me dikë.

