Zbulohet shtatorja e Adem Demaçit në sheshin e Podujevës
Në një ceremoni zyrtare në Podujevë është bërë zbulimi i shtatores së veprimarit të çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo përmendore është shenjë e guximit.
“Adem Demaçi prehet i qetë, sepse jetoi përnjëmend. Ne sot po shpallim në mes nesh se kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë. Kjo përmendore është një shenjë e guximit dhe barra e drejtësisë, që ne ia interpretojmë vetvetes si garanci të një të ardhme që ia vlen. Baca Adem ishte figura shumë këndore e realiteti i dehur me dashurinë për letërsinë bartës i dashurisë, gazetar i fjalës i lirë në rininë e pjekur, dhe përfaqësues politik i luftës çlirimtare në pjekurinë e vonë”, theksoi Kurti.

