Zbulohet takimi i fshehtë Kurti-Rama, pse nuk u bë publik dhe çfarë u diskutua

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, duke folur për projektet infrastrukturore ka thënë në emisionin “Raport” në Kanal10 se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka takuar para dhjetë ditësh kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ky sipas tij ishte takimi i parë mes kryetarit Ramës dhe kryeministrit Kurti.

Ai tutje tha që në takim kryetari Rama ka kërkuar nga kryeministri mbështetje në realizimin e disa projekteve infrastrukturore duke përfshirë ndërtimin e rreth rrotullimit në afërsi të rrugës “Nekibe Kelmend” sio dhe kërkesa tjera, raporton Gazeta10.

Xhaferi tha që po presin përgjigje nga kryeministri karshi kërkesave të kryeqytetit.