“Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi i dytë dhe më i madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës”

Shtyrja e zbatimit të vendimit të reciprociteti për targa dhe dokumentet e identifikimit me Serbinë, sipas opinonistit, Nexhmedin Spahiu është poshtërimi i dytë që ju ka bërë Kosovës.

Shkrimi i plotë i tij:

Zbythja nga reciprociteti është poshtërimi I dytë dhe më I madhi që një kryeministër ia ka ba Kosovës.

Poshtërimin e parë shtetit të Kosovës ia ka bërë Hashim Thaçi kur u vra Enver Zymberi ndërsa ky është I dyti.

Është më I madh sepse ndodhi më shumë vite pas pavarësisë kur institucionet është dashtë të jenë më të konsoliduara.

Hera e dytë që amerikanët e nxjerrin qeverinë e Kosovës nga qenefi ku ka rënë me sy në ballë.

Herën e parë e bëri amb. Chris Dell, ndërsa tani amb. Hovenier.

Kur nuk ke kaqik me I shku deri në fund mos iu fut asaj pune fare.