Zëdhënësi i BE-së jep sinjale pozitive për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano nuk dha sinjale pozitive për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Stano tha sot në një konferencë për media se ato do të hiqen “kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”.

Ai tha se BE-ja po e vëzhgon situatën në terren dhe masat që Kosova, sipas tij, duhet t’i marrë.