Zeka: Albin Kurti e ka dërguar në prokurori edhe NATO-n
Nuk ka marrëveshje të dëmshme me NATO-n. Kthehuni në histori dhe do të shikoni se si kemi funksionuar dhe zhvilluar politikat tona kombëtare. Kemi harruar se edhe kur ne kemi qenë të gatshëm të jemi pjesë e këtyre mekanizmave të sigurisë ndërkombëtare, nuk na kanë pranuar.
Për të sqaruar më mirë marrëveshje nuk ka me NATO-n por shkëmbim i letrave në mes Presidentit Thaçi dhe NATO.
Dhe çka është më skandaloze se ky letërkëmbim është dërguar në prokurori. Skandaloze e dëmshme dhe me efekt të paparashikueshme për të ardhmen.
Albin Kurti e ka dërguar në prokurori edhe NATO-n. NATO është në Kosovë dhe siguron qetësinë dhe stabilitetin e Kosovës.
Këto veprime të këtij njeriu për pasojë do të dëmtojnë në planin afatmesëm shtetin e Kosovës.
Veprime amatore dhe me kosto të rrezikshme për Kosovën.
Miqësia me SHBA-në dhe raportet me NATO-n duhet mirëmbajtur./Izmi Zeka

