Zeka: Hoxha Musa Beqiri, ishte një përparimtar, frymëzues e edukues i brezave
Ish-zëvendminsitri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, Izmi Zeka, e ka portretizuar hoxhën Musa Beqiri, i cili u nda sot nga jeta, si njeri të ditur dhe atdhetar të formësuar.
“Sot ka ndërruar jetë hoxha i fshatit Konçul, Musa Beqiri, një përparimtar, frymëzues dhe edukues i brezave”, ka shkruar Zeka në vend të ngushëllimit.
“Sot ka ndërruar jetë hoxha i fshatit Konçul Musa Beqiri! Këtë familje e kam njohur që herët afër vitve 90-ta. Një familje e edukuar, e shkolluar dhe gjithëherë në shërbim të shqiptarëve që rrall e gjenë ndokund. Hoxha i fshatit Musa Beqiri ishtë një emër që me dy fjalë mund të portretizohet për të kuptuar jetën dhe angazhimin e familjes së tij. Njeri i ditur dhe atdhetar i formësuar nga idetë përparimtare të kohës. Vetëm pakëz u duhet të tjerëve të marrin nga imami i fshatit Konçul për të ecur me kohën dhe jetën e shqiptarëve në të ardhmen. Përparimtar, frymëzues dhe edukues i brezave pra ky ishte hoxha Musa Beqiri. E nderuara familje pranoni ngushllimet e mia personale por edhe të familjes për vdekjen e birit, vëllaut dhe prindit tuaj”.

