Zeka: Kush është pro shamisë le ta vendosin në oborrin apo banesat e tyre
Milaim Zeka, gazetar, ka reaguar rreth debatit për lejimin e shamisë në shkolla, e cila erdhi si kërkesë nga Bashkësia Islame e Kosovës drejtuar qeverisë.
Zeka përmes një postimi në Facebook ka thënë se, ai është dhe do të jetë kundër bartjes së shamisë në shkolla dhe se ata që janë për bartjen e shamisë, siç ka thënë gazetari, munden me i vendos ato në ambientet private, shkruan lajmi.net.
“Arif Sherifi – Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes, ka qene kunder shamise. Ai ka luftuar me te gjitha energjite e me gjithe shpirtin per shkollimin e femrave shqiptare. Kjo deshmohet me pese motrat e mia, te gjitha te shkolluara. Halla ime, Dada Sabri, e bija e hoxhes, pra, e babgjyshit tim, akome e gjalle, kurre shami nuk ka vene ne koke. Mbi bazen e kesaj edukate, nga gjyshi dhe babai im, kam qene, jam, dhe do te jem, KUNDER bartjes se shamise neper shkolla”, ka thënë ndër tjerash Zeka.
Postimi i plotë:
Lidhur me shamine
Arif Sherifi – Zeka, studiues i njohur i gjuhes arabe, hoxhe i shkolluar, qysh ne vitet e pasluftes, ka qene kunder shamise. Ai ka luftuar me te gjitha energjite e me gjithe shpirtin per shkollimin e femrave shqiptare. Kjo deshmohet me pese motrat e mia, te gjitha te shkolluara.
Halla ime, Dada Sabri, e bija e hoxhes, pra, e babgjyshit tim, akome e gjalle, kurre shami nuk ka vene ne koke.
Mbi bazen e kesaj edukate, nga gjyshi dhe babai im, kam qene, jam, dhe do te jem, KUNDER bartjes se shamise neper shkolla.
Ata qe jane per, munden me e vendos vetem per ambientete e tyre private, ne oborrin e tyre, shtepite apo banesat e tyre, apo ne shkolla te dedikuara!

