Zeka: Për këtë qeveri, vetëm qytetari i varfër është i mirë

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Izmi Zeka, ka reeguar ndaj neglizhencës së qeverisë kundrejt krizës energjetike, duke e quajtur atë të papërgjegjshme.

‘Për këtë qeveri, vetëm qytetari i varfër është i mirë’, ka thënë Zeka. Ai shprehet i habitur se si qeveria del e bënë shou në portale përballë kësaj gjendje, ku ekonomia ndodhet oranp kolpasit.

‘Ne shqiptarët jemi për studim. Ekonomia pranë kolapsit, rryma ndalet, raste sociale në rritje të përditshme e çka jo. Krizë e përgjithshme, lojë me nervat e qytetarëve e Qeveria del e bënë shou në portale. Kjo është çmenduri.
Qeveri e papërgjegjshme. Për këtë qeveri, vetëm qytetari varfër është i mirë’, ka thënë Zeka./Mediafokus.info